Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Skenderajt, Valon Haliti, ka zhvilluar një takim pune me togerin Agim Idrizi, Komandant i Stacionit Policor në Skenderaj.
Gjatë takimit ata kanë diskutur për bashkëpunimin mes Inspektoratit dhe Policisë, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe përmirësimin e rendit dhe ligjit në komunë.
Njoftimi:
Në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Skenderaj, zhvillova një takim pune me togerin Agim Idrizi, Komandant i Stacionit Policor në Skenderaj.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve, në fushat që mbulojnë institucionet tona.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i informatave dhe planifikimi i veprimeve konkrete për parandalimin e dukurive negative dhe forcimin e rendit e ligjit në territorin e komunës së Skenderajt.