Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, raporton rajoni.org.
Rasti ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 13:10, në fshatin Arllat të komunës së Drenasit. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Gjatë arrestimit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.