Friday, January 30, 2026

Skandaloze: Pa procedurë të shpallur, pa garë dhe pa kontratë, Ja së si Komuna e Skenderajt i’a “trash kuleten” kompanisë së afërt me pushtetin

Komuna e Skenderajt ka lëshuar hapësirën publike, përkatësisht vendosjen e pano-ve (bilborde) në prona publike, pa asnjë kontratë apo marrëveshje dhe pa asnjë interes apo përfitim për komunën që aktualisht udhehiqet nga Sami Lushtaku, zbulon rajoni.org.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Rajoni, rezulton se këto hapësira publike i janë dhënë një kompanie e cili tani e disa dekada ka krijuar monopol në këtë qytet, pa u shpallur asnjë procedurë publike dhe pa konkurrencë.

Në dokumentacionin e siguruar përmes qasjes në dokumente publike nga rajoni.org, shihet se gjithë procesin pushteti i Skenderajt e ka reduktuar vetëm në një kërkesë të operatorit privat dhe një pëlqim të lëshuar, duke eliminuar çdo formë konkurrencë.

Rajoni i ka dërguar disa pyetje komunës së Skenderajt, mirëpo deri në publikimin e artikullit, të njëtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Pyetjet e dërguara Komunës së Skenderajt rajoni.org ishin:

• Pse Komuna nuk ka shpallur procedurë publike?
• A është realizuar kjo metodë me qëllim të eliminimit të konkurrencës?
• Pse Komuna ka dhënë pëlqimin pa asnjë interes, përfitim apo dobi për Komunën?
• Në momentin kur është lëshuar ky pëlqim, a ka qenë prioritet interesi i Komunës apo i kompanisë?
• A ka afërsi kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, me pronarin apo familjen në fjalë?
• A ka Ganimete Musliu afërsi me këtë kompani?
• A ka ndikuar Sami Lushtaku apo Ganimete Musliu që Komuna e Skenderajt t’i lëshojë dhe t’ia japë menaxhimin e panove kompanisë private, në interes të saj dhe jo të Komunës?

Kush është kompania që po favorizohet nga Co&Lushtaku?

Kjo kompani sipas ARBK’së është e ndare në dy pronësi në emër të anëtareve të të njejtës familje. Mirëpo, ky, nuk është favori i vetëm qe ky operator ka marrë nga pushteti i Skenderajt. Pra, përveç favorizimit të hapur të saj me pano, Komuna e Skenderajt, të njëjteve u ka dhënëedhe  tender me poentim me vlerë totale 220 mijë eurosh. Kontrata quhet “Furnizim me mallra dhe shërbime për nevojat e DKRS-së dhe drejtorive tjera në Komunën e Skenderajt”.

Rajoni.org mëson së anëtarët e familjes së operatorit përveç afërsisë me Kryetarin aktual të Skenderajt, Sami Lushtakun, ata kanë afërsi të afërta edhe me deputeten Ganimete Musliu.

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Sqarim: Portali rajoni.org posedon dokumentacionet dhe dëshmit e plota të cilat nuk ka dashur të i publikoj. Megjithatë, rajoni.org është i gatshëm që në çdo kohë t’ua vë në dispozicion organëve të hetuesisë informacionet e plota.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer