Bordi i ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenci SH.A” ka marrë vendim për vazhdimin e kontratës për kryeshefin ekzekutiv, Faruk Mujka.
Indeksonline e ka kontaktuar Mujkën i cili e ka konfirmuar vendimin.
“Po është e vërtetë. Bordi e ka patur të drejtës të vendos në bazë të raportit të performancës dhe për këtë më është vazhduar mandati”, ka thënë Mujka.