Wednesday, February 4, 2026

Ndërpritet koalicioni LDK-Guxo në Mitrovicë

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë këtë të mërkurë kanë pranuar një mesazh se koalicioni i tyre me Listën Guxo në këtë komunë, është ndërperë.

Mesazhi dërguar këtyre anëtarëve është siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ju njoftoj se në mbledhjen e Kryesisë së Degës, të mbajtur më 02.02.2026 në ora 19:45, me shumicë votash është marrë vendimi për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO. Ky është vendim kolegjial dhe zyrtar i Kryesisë së Degës, i marrë në përputhje të plotë me Statutin dhe rregullat e LDK-së. Si çdo vendim i Kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar, në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të Degës sonë. Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë tuaj”, thuhet në mesazhin e dërguar anëtarëve të LDK-së në Mitrovicë.

Ndryshe gjatë së martës u zhvillua një takim mes Faton Pecit dhe Gëzim Plakollit, por që mbeti në pikëpyetje nëse ata dy kishin biseduar rreth koalicionit mes dy partive.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer