Wednesday, February 4, 2026

Kurti paralajmëron emra të rinj në ekzekutiv

Jo të gjithë emrat që i kishte propozuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si mandatar i parë më 26 tetor 2025 në Kuvendin e Republikës e as Glauk Konjufca si mandatar i dytë më vonë më 19 nëntor, do të jenë në listën e re që pritet të propozohen për kabinetin e ardhshëm qeveritar.Këtë e paralajmëroi vetë Kurti që tha se në kabinetin e ri do të ketë edhe emra të rinj.

“Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë, edhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identik, do të ketë edhe emra të tjerë”, tha ai.Në propozimin që Albin Kurti kishte bërë para Kuvendit për kabinetin qeveritar, Glauk Konjufca ishte si i dyti i qeverisë dhe kryediplomat. Ndërkohë, nga Konjufca si mandatar i dytë ishte emri i Kurtit ai që do t’i kishte të njëjta pozicione ekzekutive.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer