Friday, February 6, 2026

“Jam pensioner… fatura e fundit është 150 euro” – Qytetari: “Me jetu, veç sa me pagu rrymën”

Në protestën që u mbajt në Prishtinë kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, u mbledhën një numër qytetarësh.

Njëri prej protestuesve, i cili foli për Klan Kosova, tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike.

“Unë vij nga komuna e Malishevës, fshati Lladrovc. Jam pensioner dhe kam dalë kundër shtrenjtimit të rrymës. Rryma nuk është luks, është shtrenjtuar shumë. Me shtrenjtimin e rrymës, të gjitha gjërat ushqimore po shtrenjtohen. Në radhë të parë ka me u shtrenjtu buka, uji veçse është shtrenjtuar, bërlloku, të gjitha gjërat”, deklaroi ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer