Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar të policisë dërguar mediave, më 6 shkurt 2026, një ankues mashkull kosovar ka paraqitur rastin në polici, duke deklaruar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 5 shkurt rreth orës 12:00, në rrugën “Asllan Fazlia”, dhe që nga ai moment familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë.