Sunday, February 8, 2026

Me prejardhje nga Drenica, Agron Beqiri kandidon për kryetar komune në një qytet të Zvicrës

Agron Beqiri, përfaqësues i Partisë Socialiste, është zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Urdorf, shkruan rajoni.org.

Ai garon në zgjedhjet komunale të 8 marsit, si pjesë e listës numër 1.

Me këtë kandidim, Agroni synon të fitojë besimin e qytetarëve të Urdrofit dhe të udhëheqë komunën drejt një qeverisjeje më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Kush është Agron Beqiri

Agron Beqiri ka lindur më 25 dhjetor 1987, në Skenderaj, Kosovë, dhe jam rritur në Zvicër.

Përveç punës si lektor dhe instruktor kursesh, ai ka mbajtur pozicione drejtuese në kompani të ndryshme.

Gjatë pesë viteve të fundit, ka qenë politikisht aktiv në Zvicër. Aktualisht, punon në departamentin e financave të komunës së Urdorf dhe tani po kandidon për kryetar Komune, për të kontribuar përvojën e tij në arsim, biznes dhe shërbim publik në të mirë të komunitetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer