Thursday, February 12, 2026

Rrëzohet padia e KEK ndaj deklaratave të Janina Ymerit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për padinë e parashtruar nga Korporata Energjetike e Kosovës ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri dhe Klan Kosovës, për deklaratat që ka dhënë ajo në emisionin ‘Rubikon’, në Klan Kosova, lidhur me situatën me energjinë elektrike në Kosovë.

Padia e KEK ndaj televizionit Klan Kosova dhe Ymerit për shpifje dhe fyerje është hedhur si e palejueshme nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil i gjykatës

Klani ka siguruar vendimin e gjykatës dhe arsyetimin e gjyqtarit, pas analizimit të padisë dhe dispozitave ligjore, ku u gjet se padia është e palejueshme pasi KEK në këtë rast, për nga statusi juridik, përbën autoritet publik në kuptim të ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes.

Pra, Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrje publike aksionare e te cilës është Qeveria e Kosovës, ndërsa koncepti i institucionit publik bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, përfshin edhe ndërmarrje e nivelit qendror dhe lokal.

Si rrjedhojë, duke qeneë se KEK hyn në këtë kategori, rezulton se i nënshtrohet ndalimit të parashikuar në Ligjin Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, që ua ndalon autoriteteve publike paraqitjen e kërkesave për kompensim dëmi apo kërkesa tjera që lidhen me mbrojtjen e reputacionit nga shpifja dhe fyerja – thuhet tutje në vendimin e gjykatës, raporton Klankosova.tv

Mes tjerash, në funksion të këtij interpretimi, gjyqtari i është referuar edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriunt, që e ka theksuar qartë se autoritetet publike nuk mund të kërkojnë mbrojtjen e reputacionit përmes padive për shpifje, pasi një gjë e tillë bie ndesh me parimet themelore të lirisë së shprehjes dhe nevojës që institucionet shtetërore të jenë të të hapura ndaj kritikës publike.

Mbi bazën e këtyre konstatimeve, Gjykata vendosi që të hedh padinë e KEK-ut si të palejueshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer