Më 12 shkurt të vitit 2025 një ngjarje tejet e rëndë ndodhi në pikë të ditës në Skenderaj, ku mbeti i vrarë një person që kishte lidhje familjare me të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë për të dy persona.
Rasti kishte marrë vëmendje të gjerë fiks një vit më parë, pasi vrasja kishte ndodhur në një kafene në mesditë dhe të dyshuarit ishin kapur mjaft shpejt.
Edhe pse nuk pati shumë mbulim mediatik për rastin më pas, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Gazetën Metro se aktakuza është ngritur ndaj Hisen dhe Bujar Ibishit.
”Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me datë 15 tetor 2025 ka ngritur pranë gjykatës kompetente aktakuzë ndaj personave me iniciale B.I., dhe H.I., për shkak se të veprës penale vrasje e rëndë”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë.
Metro kishte raportuar atëbotë se të dyshuarit kishin jetuar edhe në Angli, atje ku Bujar Ibishi ishte dënuar për dhunë fizike. Më pas, kjo familje ishte kthyer në Kosovë, ku edhe u kapën në ditën e vrasjes./gazetametro.net