Pas pak pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të mbajtur seancën solemne me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në përgatitjet e fundit janë parë shumë personalitete politike dhe institucionale që po u bashkohen deputetëve dhe ministrave. Ndër të pranishmit është edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, një figurë simbolike për sakrificën dhe lirinë e Kosovës.
Gjatë përgatitjeve, deputetët janë parë duke u fotografuar me të pranishmit, duke treguar atmosferë festive dhe përkushtim ndaj shënimit të kësaj date historike.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përshëndetur ngrohtësisht me përfaqësuesin e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari
Shtrëngim duarsh, e buzëqeshje në fytyrë, kështu shihen Jashari e Haradinaj në sallën e Kuvendit të Kosovës kur edhe pritet të mbahet seanca solemne për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.