Kompania “Kosova Med” sot ka dhuruar një donacion të rëndësishëm për QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, shkruan rajoni.org.
Sipas njoftimit, donacioni përfshin dy aparate oksigjeni 5 litra dhe tre inhalatorë, pajisje të rëndësishme për trajtimin e pacientëve dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore.
Postimi:
Falënderim për donacionin e pranuar
Drejtoria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje të thellë për donacionin e dhuruar nga KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K . për QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Donacioni i pranuar përfshinë 2 OXYGEN CONCENTRATOR 5L dhe 3 INHALATOR (NEBULIZER), paisje të nevojshme për avancimin e shërbimeve tona
Ky kontribut është një mbështetje e rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve tona dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve.
Falënderojmë donatorin për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Së bashku ndërtojmë shërbime më të mira për komunitetin.
#drejtoriaeshendetësisë
#kosovamed