Saturday, February 21, 2026

Marrëveshja që ngriti koficientin: Komuna e Skënderajt i mundëson mbindërtim mbi 1.1 milionë euro mikut të Sami Lushtaku

Komuna e Skenderajt ka lidhur marrëveshje të bonus zonimit me operatorin ekonomik “Andrra Invest”, shkruan rajoni.org.

Në marrëveshjen të cilen ekskluzivisht e ka siguruar rajoni.org del së kompanisë “Andrra Invest” i është rritur koficienti nga 3 në 4,671 apo të drejtë për mbindertim edhe 1,489 m2; përkthyer në vlerë monetare i bie përfitim mbi 1,191,200€.

Kundrejt kësaj, “Andrra Invest”, sipas marrëveshjes është obliguar të financoj projektin e ndërtimit të “Muzeut dhe Bibloteken e qytetit” me vlerë 125,078.52€ ose përkthyer për 84 euro në metër katror.

Duke thjeshtuar me shkurt, Komuna e Skenderajt nga kjo lëvizje i ka mundësuar operatorit “Andrra Invest”, që të fitoj bruto në vlerë monetare 1,066,121.48€.

Po kush është “Andrra Invest”?

Andrra Invest është pronë e bizismenit, Astrit Çitakut. Ky i fundit përveç miqësisë me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, njihet edhe si shoqërus i të parit të Skenderajt në vizitën në Libi me “privat jet”.

I njëjti në ARBK del të jetë edhe ortak në një biznes tjetër me familjar të Sami Lushtakut.

“Në Puskas Arena të Budapestit, bashkë me Astritin, në përkrahje të Kosovës sonë!
SL”, kishte shkruar në një postim Lushtaku në facebook.

Screenshot

Çka thonë Komuna?

Lidhur me hulumtimin që e ka trajtuar rajoni.org i ka dërguar pyetje edhe Komunës së Skenderajt.

Nga zyra e informimit kanë demantuar vet Lushtakun duke thënë së raporti i Lushtakut me Çitakun është qytetar-kryetar komune, në kuadër të ushtrimit të funksionit publik dhe përgjegjësive ligjore që burojnë nga ai funksion. Nuk ka asnjë raport tjetër që do të mund të ndikonte në vendimmarrje apo në trajtimin e lëndëve.

“Lidhur me çështjet e ngritura, dëshirojmë të sqarojmë si vijon:

Së pari, nuk ka asnjë lloj ndikimi nga askush në trajtimin e këtyre çështjeve. Të gjitha procedurat zhvillohen në mënyrë të rregullt, institucionale dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Raporti i vetëm që ekziston është raporti qytetar-kryetar komune, në kuadër të ushtrimit të funksionit publik dhe përgjegjësive ligjore që burojnë nga ai funksion. Nuk ka asnjë raport tjetër që do të mund të ndikonte në vendimmarrje apo në trajtimin e lëndëve.

Sa i përket projekteve ndërtimore, ato rregullohen dhe vlerësohen ekskluzivisht në bazë të Hartës Zonale dhe Planit Rregullativ Urban në fuqi. Ҫdo leje ndërtimore, përfshirë numrin e kateve, koeficientin e ndërtimit dhe elementet tjera teknike, shqyrtohet dhe miratohet vetëm në përputhje me këto dokumente planifikuese dhe me kornizën ligjore përkatëse.

Theksojmë se e gjithë procedura është plotësisht ligjore, transparente dhe e bazuar në dokumentacionin zyrtar. Ҫdo mbikëqyrje apo inspektim realizohet nga organet kompetente sipas autorizimeve të përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjjen e dhënë për rajoni.org nga Besjana Thaçi.

Asamblisti Hysni Mehani me akuza të forta ndaj pushtetit në Skenderaj

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj i është përgjigjur kërkesës për deklarim nga rajoni.org.

Hysni Mehani ka deklaruar për Rajoni.org se çështja e mbindërtimeve në Komuna e Skënderajt nuk lidhet vetëm me kompaninë Andrra Invest, por sipas tij përfshin rreth 20 mijë metra katrorë ndërtim shtesë të lejuar gjatë mandatit të kaluar komunal.

Ai gjithashtu tha se për shifrën e saktë është në pritje të përgjigjes zyrtare nga komuna lidhur me kërkesën për qasje në dokumente, duke pretenduar se përgjigjja po vonohet pa arsye. Sipas tij, bëhet fjalë për të paktën 15 milionë euro fitim për kompani që, siç tha, kanë përfituar nga mbindërtime të lëshuara jashtëligjshëm.

“Nuk është marrëveshja vetëm me Andrra Invest, duhet të jenë afër 20 mijë metra katrorë mbindertim të lëshuar në këtë mënyrë nga Komuna e Skënderajt. Për të pasur të saktë numrin e metrave katrorë mbindertim po pres që komuna t’i përgjigjet kërkesës sime për qasje në dokumente zyrtare. Përgjigje të cilën po ma e vonon pa arsye. Pra, jemi t’u fol minimalisht për afër 15 milionë euro fitim për kompanitë që komuna u lejoi mbindërtime, mbindërtime të cilat komuna i ka lëshuar jashtëligjshëm.
Pronari i Andrra Invset është ortak me Mergim Lushakun, dhe pytjes tënde retorike po i përgjigjem me pyetje po ashtu retorike, a mendoni se Sami Lushtaku ka ushtruar ndikim?
Pyetja nuk është a ka ushtruar ndikim Sami Lushtaku! Pyetja duhet të jetë: se si ia arriti Sami Lushtaku me shkollën fillore të papërfunduar të mashtroi kaq shumë njerëz, t’i çoi nëpër gjykata dhe t’i përdorë sipas interesit të tij!
Pyetja duhet të jete: si ia arriti Sami Lushtaku që alamet gjeneralësh që i thonin vetit t’i fuste nën thundrën e tij dhe t’i përdorë për interesat e tij dhe birit të tij.
Sa i përket pyetjes për mbindërtime ne si Lëvizje kemi dërguar edhe më herët raste në Prokurorinë Speciale dhe sërish jemi duke e përgatitur një lëndë që do t’i përfshijë të gjitha këto raste”, ka deklaruar Mehani për rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer