Saturday, March 7, 2026

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi e harron pak Sami Lushtakun, tani po merret me Vjosa Osmanin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me një mesazh kritik ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zhvillimet politike dhe diskutimet për mandatin presidencial.

Përmes një reagimi publik, Matoshi ka shprehur pakënaqësi ndaj qëndrimeve të Osmanit, duke theksuar se ajo ishte mbështetur për t’u bërë presidente, ndërsa tani, sipas saj, po kërkon sërish të zgjidhet në këtë post.

“Po du presidente. Ani, e boni presidente. U gëzum ton me zemër, edhe pse boll na ka pas qepu. Kurrë sen s’i kemi thonë. Tash tha o banem prapë presidente, ose kallet loja, krejtve ju idhnohna”, ka shkruar Matoshi.

Ajo ka shtuar se, sipas saj, presidentja nuk ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që kishte marrë për t’u zgjedhur në këtë post.

“Si me ta pas me borxh moj motër! Kurrë njëherë nuk the faleminderës që t’boni Albini presidente. Për LDK as ëndërr se kishe pa atë pozitë. Keq valla, kam pas mendu ndryshe për ty!”, ka shkruar më tej deputetja e VV-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer