Sunday, March 8, 2026

Përmbyllet Epopeja e UÇK-së në Skenderaj, Maqedonci: I themi gjithë botës, ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare

Mbrëmja e 7 marsit në Skenderaj u shënua me një koncert përkujtimor të mbajtur në sheshin e qytetit për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Pas ndezjes së flakadaneve, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin e Skenderajt për të përkujtuar të rënët për liri.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Rifat Jashari së bashku me anëtarë të tjerë të familjes Jashari. Krah tyre ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes kujtoi se 7 marsi shënon përfundimin e rezistencës heroike të familjes Jashari në vitin 1998, një moment i rëndësishëm i historisë së Kosovës.

“Sot 28 vite më pas, përpjekjet e Serbisë për të luftuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ndaluan. Ato u përthyen me dosje e procese të shumta kundër ushtarëve të Kosovës, të iniciuara pikërisht në Serbi, pikërisht në ato institucione që kryen krime dhe gjenocid kundër popullit tonë.

Sot, këtu nga Skënderaj, i themi të gjithë botës: Ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare. Të gjithë ushtarët e ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vëllezër dhe motra të pushkës dhe idealit. I gjithë populli shqiptar i Kosovës dhe i të gjitha trojeve shqiptare është në mbështetje të luftës tonë të drejtë çlirimtare, në mbështetje të drejtuesve të luftës tonë çlirimtare që po mbahen padrejtësisht në Hagë.”-tha Maqedonci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer