Monday, March 9, 2026

Denoncimi i banorëve të Polacit, sqarohen familja Xani: Dheu është vendosur për arsyje praktike

Pas postimit te portalit rajoni.org me foto lajm, për denoncimet e disa banorëve të Polacit së dikush ka uzurpuar rrugën “Xani”, ështe bëre e ditur së tani rruga ështe liruar.

Rajoni nga burimet e veta ekskluzivishit ka mësuar se lidhur me rastin janë informuar edhe policia e Kosovës për të cilin kane mbajtur shënim dhe inspektorati komunal.

Anisë askush nuk ështe përmendur në postimin e portalit rajoni.org ka reaguar përfaqsuesi, Halil Xani.

Sipas sqarimit të Halil Xanit, rruga që lidh Skenderajn me Vushtrrinë nuk është uzurpuar dhe as që mund ta uzurpojë kush e nuk ka pasur asnjë bllokim të saj.

Ai ka thënë se një sasi dheu është shkarkuar përkohësisht në njërën rrugicë që të çon drejt lagjes, kurse rrugica tjetër ka qenë e lirë. D.m.th. për asnjë çast nuk është penguar lëvizja e banorëve të lagjes.

“Dheu është shkarkuar për arsye praktike, pasi kamioni nuk ka mundur të hyjë në oborr për shkak të reshjeve të shiut dhe terrenit të lagësht”.

Xani sqaron se kjo sasi dheu është vendosur përkohësisht dhe se të nesërmen paradite është hequr nga rruga dhe do të përdoret për rregullimin e oborrit para shtëpisë së re.

Ai gjithashtu ka dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku sipas tij shihet qartë se shtëpia është e ndërtuar në oborr të vetin, se rruga kryesore Skenderaj–Vushtrri dhe as rruga brenda fshatit Polac nuk janë bllokuar.

Halil Xani ka dënuar ashpër, siç ka thënë ai, shpifjet dhe publikimin e lajmeve të paverifikuara nga portali në fjalë, duke akuzuar se janë përdorur fotografi që nuk pasqyrojnë gjendjen reale në terren.

Lidhur me pjesën e postimit i cili ështe edituar brenda 10 minutave; rajoni kërkon falje. Bëhet fjale për pretendimin e parë se shtëpia është e ndërtuar në pronë komunale, pretendim i cili del të jetë i lajthitur nga denoncuesit e fshatit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer