Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim drejtuesin e SPAK-ut, Klodjan Braho.Ata kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Njoftimi:
Kryprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të hënën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Klodjan Braho.
Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.Gjatë takimit, z. Braho dhe z. Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional.
z.Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.