Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 9 mars 2026 rreth orës 15:15, pas një mosmarrëveshjeje ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull kosovar.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes i dyshuari ka kanosur dhe ka tentuar t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.