Wednesday, March 18, 2026

Raportohet se katër kosovarë kanë vdekur në vendin e punës në Vjenë

Katër kosovarë raportohet se kanë vdekur pas një incidenti në Vjenë të Austrisë, ku gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Sipas Klan Kosova, familjarë të viktimave kanë shkruar nëpër rrjete sociale në lidhje me këtë rast.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer