Wednesday, March 18, 2026

“Pas faljes së teravive, besimtar shembullor”, Reagon edhe KBI Skenderaj pas vdekjes së këmbësorit në aksident në Skenderaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugen “Skenderbeu” në Skenderaj, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor, shkruan rajoni.org.

Viktima është Prof. Miftar Lushtaku, ai humbi jetën tragjikisht teksa po kalonte rrugën pas faljes së namazit të teravisë.

Lidhur me vdekjen ka reaguar edhe KBI Skenderaj e cila ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e tij, duke e kujtuar si qytetar të ndershëm, profesor të respektuar dhe besimtar shembullor.

Postimi:

Me dhimbje të thellë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, ish-xhematliut tonë, Prof. Miftar Lushtaku.

I ndjeri ishte qytetar i ndershëm, profesor i respektuar, si dhe haxhi e xhematli shembullor.

Në natën e sontme, pas faljes së namazit të teravisë, duke kaluar rrugën, ai humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë, e ta bëjë prej banorëve të Xhenetit. Familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’ua shtojë durimin në këto çaste të rënda.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer