Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi.
Ai ka vlerësuar se muaji i Ramazanit shërben si kujtesë për durimin, besimin dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve, duke shtuar se kjo festë i gjen qytetarët më të fortë në besim dhe më të afërt me njëri-tjetrin.
Me këtë rast, Nura ka uruar shëndet, paqe dhe mirëqenie për të gjitha familjet, duke përmbyllur mesazhin e tij me urimin: “Gëzuar Bajramin!”.