Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës, ku një person dyshohohet se ka vrarë vëllanë e tij, duke tronditur thellë komunitetin lokal.
Viktima është identifikuar si Faruk Isufi, i cili sipas informacioneve ka lënë pas gjashtë fëmijë – pesë vajza dhe një djalë njëvjeçar.
I dyshuari për rastin është arrestuar nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në ndalim policor, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.