Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Rakinicë të Komunës së Skenderajt, raporton rajoni.org.
Burime të rajoni.org nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, të lënduar kanë përfunduar 6 persona.
Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.