Një ngjarje e rëndë është duke u zhvilluar në Majac, ku vrasja e raportuar dyshohet se është kryer nga një grua, 30 vjeçare.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Gazeta Sinjali, e dyshuara është barrikaduar brenda shtëpisë dhe po kërcënon se do të kryejë vetëvrasje, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore, të cilat po tentojnë të menaxhojnë situatën dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejmë.
Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet ndërhyrja e njësive speciale dhe negociatorit për këtë rast.