Monday, March 23, 2026

Ramiz Lladrovci bënë homazhe për heroin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Në shënim të 27-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në varrezat e fshatit Gllanasellë, ku prehet trupi i heroit.

Në këto homazhe, përveç kryetarit, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, bashkëluftëtarë të heroit, familjarë si dhe qytetarë të shumtë.

Të pranishmit vendosën buqeta me lule dhe nderuan me respekt të thellë figurën dhe sakrificën e Heroit të Kosovës Asllan Fazliu, duke përkujtuar kontributin e tij të madh në luftën për liri.

Me këtë rast u theksua se vepra e tij dhe e bashkëluftëtarëve mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj dhe si kujtesë e përhershme për sakrificën për lirinë e vendit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer