Tuesday, March 24, 2026

Indeksonline: Gjykata Kushtetuese pritet që t’i japë afat shtesë Kurtit për zgjedhjen e presidentit

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të qartësojë dilemën për zgjedhjen e presidentit pas masës së përkohshme të vendosur deri më 31 mars ndaj ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

IndeksOnline raporton së vendimi në Kushtetuese është drejt fundit dhe se pritet që t’i jepet një afat shtesë Kurtit për zgjedhjen e presidentit.

Indeksonline raporton po ashtu se vendimi mund të merret më së largu deri nesër dhe Kurti pritet të ketë një mundësi të re për zgjedhjen e presidentit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të qeverisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer