Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve dëshmorë.
Ajo foli se si “ju flet” varreve të tyre duke ndarë momente të dhimbshme me të bijtë e saj.
“Si të çohem këtu te kulla, e çeli dritaren. U bie dielli. Oh moj nanë është kah rrezon dielli, po diell i mirë ju paska ra. Të lumët ju që e keni rreze dielli tana herët. Se janë shku për vend të vet”, tha ajo në një intervistë në T7.
Nëna Rukë, pos Shkëlzenit dhe Luanit, pas lufte e humbi edhe djalin e saj Enverin.
Sot u shënua 28 vjetori i Epopesë së UÇK-së së Dukagjinit, duke kujtuar me krenari të rënet dhe sakrificën e luftës për liri.