Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Beqir Meha, kryetari i komunës ka se Skenderaj, Sami Lushtaku, zhvilluar homazhe për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij.
Lushtaku ka thënë së kjo familje i dha historisë sonë figura të mëdha të qëndresës si Nebih e Tahir Meha, të cilët në betejën e 13 majit 1981 u bënë simbol i rezistencës shqiptare kundër regjimit serb.
Postimi:
Sot shënojmë 27-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorit Beqir Meha, nga familja heroike Meha.
Kjo familje i dha historisë sonë figura të mëdha të qëndresës si Nebih e Tahir Meha, të cilët në betejën e 13 majit 1981 u bënë simbol i rezistencës shqiptare kundër regjimit serb.
Lufta dhe sakrifica e Beqir Mehës është vazhdim i asaj rruge të lavdishme e cila u ndërtua me gjak, mund e sakrificë ndër breza.
Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit!
SL