Ka ndërruar jetë veterani i luftës nga fshati Polluzhë e Drenasit, Fadil Rrustem Kastrati.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar edhe për kohën e ceremonisë mortore.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Polluzhë, duke filluar nga ora 16:00.
“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit të vëllait tonë, Fadil Rrustem Kastrati, do të bëhet sot në varrezat e fshatit Polluzhë, duke filluar nga ora 16:00”, thuhet në njoftim.
Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.