Wednesday, April 1, 2026

Drejtori i Arsimit në Skenderaj pret aktivistin shqiptar nga Bursa, flasin për bashkëpunim në arsim

Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, ka pritur në takim aktivistin shqiptar nga Bursa e Turqisë, me origjinë nga Gjilani, Rexhep Gündüz, shkruan rajoni.org.

Gündüz ishte i shoqëruar nga profesori Afrim Fejza, ndërsa së bashku kanë vizituar disa institucione arsimore në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Skenderaj.

Sipas Durakut, gjatë vizitave është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt dhe Komunës së Bursës, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe binjakëzimin e shkollave.

Postimi:

Kemi pritur aktivistin e shquar shqiptar nga Bursa e Turqisë, me origjinë nga Gjilani, Rexhep Gündüz, i cili ishte i shoqëruar nga prof. Afrim Fejza, me të cilët vizituam disa nga institucionet arsimore në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Skenderaj.

Gjatë këtyre vizitave, diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe asaj të Bursës në Turqi, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një ure të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e arsimit, si dhe binjakëzimin e shkollave tona.

Falënderojmë z. Rexhep për vizitën dhe gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e lidhjeve arsimore dhe kulturore, me besimin se ky bashkëpunim do të konkretizohet me projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer