Thursday, April 2, 2026

Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion.

Sipas njoftimit, ky proces do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara.

Institucionet bëjnë të ditur se pa kryerjen e A-TEST-it, foliet në xhama do të konsiderohen të parregullta, gjë që mund të sjellë edhe penalizime për drejtuesit e automjeteve.

Pronarët e veturave që kanë vendosur folije në xhama këshillohen që të paraqiten në QAK për të kryer testimin dhe për të shmangur gjobat e mundshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, me akt nënligjor e rregullon përdorimin dhe lejen e vendosjes së xhamave të errët në mjet.

Në këtë akt nënligjor thuhet se vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjetit është e ndaluar, përveç në mjetet institucioneve shtetërore, të cilat përcaktohen me vendim të Ministrisë së Brendshme.

Me ligjin e ri kjo cilësohej si vendosje e pjesëve shtesë në automjet dhe dënohej për kundërvajtje, me gjobë prej 40 euro.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer