Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me publikimin që sot bëri kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci kinse Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për hetimin që po bëheshin për keqpërdorim.
Prokuroria ka sqaruar se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.
Prokuroria ka qartësuar se në fakt ky rast ku është hedhur poshtë kallëzimi penal ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore”./
“DREJTESIA FOLI QARTË:Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së kundër meje për grantet në bujqësi Gjatë kohës sa isha ministër i bujqësisë, ky institucion u reformua rrënjësisht; ishte periudha kur fermerët, për herë të parë.”,deklaroi sot Peci./Lajmi.net/