Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje kundër KFV Deçani, si pasojë e një sulmi kardiak.
Policia tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.
