E diel, 24 Nëntor, 2024

“Viti i Ri, Ramizi i vjetër”, Lladrovci vazhdon me klishet e tij

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një reagimi të dobët në rrjetet sociale ka akuzuar disa asamblesitë të partisë së tij dhe opozitës se kanë bllokuar një proces të ligjshëm që ishte në dobi të Komunës, shkruan portali rajoni.org.

I pari i Drenasit pa publikuar asnjë dëshmi ka thënë se investitorët janë tërhequr nga gara për shfrytëzim të pronës publike që do t’i sillte përfitime financiare Komunës.

Ndonëse vetë ka qindra-mijera euro të hyra ku ka thënë se disave u a ka ndaluar përfitimet e kundërligjshme nga dita e parë e ardhjes se tij në krye të komunës.

LEXO EDHE: Qindra mije euro të hyra e mijera euro në xhirollogari, kjo është pasuria ‘milioneshe’ e Ramiz Lladrovcit dhe familjës se tij [DOKUMENT]

Tutje, sipas deklaratës në fjale të gjithe ata qe janë kundër tij janë të keqinje dhe me klishen e famshme të cilës tashmë edhe i’a ka humbur kuptimin “këqbëresit” e ka bëre edhe me të merzitshmë këtë deklarim.

Ky është postimi i Lladrovcit:

Të nderur qytetarë të Drenasit,
Lajm i keq për qytetarët e komunës së Drenasit, lajm i keq për investitorët e tashëm dhe të ardhshëm, lajm edhe më i keq për zhvillimin e Komunës së Drenasit.
Sapo u njoftova përmes e mailit zyrtar se pesë përfaqësuesit e kompanive fituese, sipas Njoftimit Publik Nr.01-462-53050, të datës 17.10.2022, janë tërhequr nga ofertat për marrje në shfrytëzim të pronës Komunale.
Komuna jonë, më 17.10.2022, pati bërë shpallje publike për dhënien e disa pronave komunale në shfrytëzim afatgjatë për 99 vite, në pajtim me ligjet në fuqi, me frymën e ligjit, me miratimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me qëllim në rritjen e vlerës së pronës komunale, të hyrave të shtuara nga pronat si dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
Ndonëse procesi është zhvilluar në pajtim me ligjin, ky proces u bllokua nga disa anëtarë të Kuvendit të Komunës së Drenasit, nga kuvendarë të partisë time e edhe të disa partive opozitare, të cilët u vunë në funksion të interesave klanore dhe të grupeve të keqbërësve.
Këto grupe keqbërësish, janë të prekur moti, por sot u hakmorën. Keqbërësve ua kam ndalë përfitimet e kundërligjshme nga dita e parë e ardhjes time në krye të komunës. Këta kuvendarë, duke u vënë në shërbim të këtyre interesave, me apo pa vetëdije, komunës së Drenasit ia pamundësuan investimet me vlerë miliona euro, ia mohuan qindra vende të reja të punës.
Të nderuar qytetarë të Drenasit,
Besimin që më dhatë në tri mandate, kam premtuar se interesin Tuaj do ta mbroj deri në fund, pavarësisht pengesave dhe vështirësive, andaj, Ju siguroj se nuk ka forcë e as fuqi që do të na ndalë, as “shefi i bedelit” e as “shef i shefave”.
Ju siguroj se unë nuk do të ndalem, “shef” e kam ligjin, parim jetësor interesat e qytetarëve të Komunës së Drenasit, andaj bashkë do t’ia dalim.
Juaji,
Ramiz Lladrovci

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer