I afërmi i Xhuli Nurës, Bekim Nura, nga fshati Prelloc i Skënderajt në një intervistë për Big Talk në Klan Kosova tha se banorët që po ia përmendin një moment intim banores, sipas tij, e bëjnë sepse nuk kanë argumente dhe në mungesë të tyre po e kthejnë muhabetin në personale.
“Janë duke ia përmendur një video, duke qenë se rreth asaj ngjarje gjithçka ka përfunduar si është më së miri, dhe tash prej gjithë atij depresioni, si femër e guximshme ka arrit të rregullojë këtë çështje, të vazhdojë jetën dhe të merret me një biznes, me një renome ndërkombëtare”.
“Si familjarë dëshirojmë që kjo tema e videos të mos përmendet, sepse po kthehet në personale, se nesër pasnesër do dalin prej asaj shtëpie, le ta ruajnë miqësinë dhe të mos kthehet në një frymë urrejtje, apo në një frymë xhelozie dhe të flitet për gjëra që nuk ia vlen”, tha Nura.
Në linqet më poshtë mund ta ndiqni videon dhe emisionin e plotë: