Pardje në mbrëmje policia në Skënderaj ka arrestuar dy persona raporton portali rajoni.org.
Më saktësisht arrestimet kanë ndodhur në fshatin Qirez të kësaj komune.
Te njëri i dyshuar, policia kishte gjetur mjete të kundërligjshme, lëndë narkotike e fishekë.
Ndërsa, personi tjetër ua kishte parë sherrin videove në telefon, që i posedonte duke gjuajtur me armë. Policia e shoqëron në stacionin policor.
Raporti i plotë policor:
“ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Qirez, Skenderaj 06.01.2023 -23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që tek njëri në telefon kishte video duke shtënë me armë zjarri, ndërsa tek i dyshuari tjetër në veturë të tij janë gjetur sasi e lëndëve narkotike dhe disa fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”