E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ky është 15-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua nga ndërtesa

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, ka thënë ai.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Mediet mësojnë ekskluzivisht nga të afërmit e të ndjerit se 15-vjeçari që vdiq është Bleon Smakolli.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer