Një rast i pazakontë kanosjeje ka ndodhur dje në Skënderaj, raporton portali rajoni.org.
Një burrë ka njoftuar policinë se po ofendohet dhe po kërcënohet nga një femër.
E gjitha kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes të dyve.
Raporti i plotë nga policia:
DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj 15.01.2023-19:11. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është fyer dhe kanosur nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin të dy palët janë intervistuar . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.