E enjte, 21 Nëntor, 2024

Skenderaj: Gruaja me mjetë kuzhine ushtron dhunë dhe e kërcënon burrin, intervenon Policia

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Por ndryshe ka ndodhur në një familje në Skenderaj, ku një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshortja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se çifti ka pasur probleme në vazhdimësi dhe rasti i tyre kishte përfunduar në Gjykatë. Pavarësisht kësaj, telashet mes tyre s’kanë mbaruar, por vetëm sa janë shtuar.

Rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë, kur pas një mosmarrëveshje, gruaja po dyshohet se i është vërsulur burrit me një mjet kuzhine, duke e kërcënuar se nuk do ta lejojë t’i kontaktojë më fëmijët.

Përballë kësaj situate, viktima e ka njoftuar Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar palët në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer