Dje në mesditë policia ka pranuar raportimin për një aksident me të lënduar në fshatin Vitak të Skënderajt, përcjell portali rajoni.org.
Sipas përshkrimit të aksidentit, shoferi e ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, por pasojat i ka marrë pasagjerja.
E lënduara nga aksidenti në këtë rast femra përveçse ka pranuar tretman mjekësor në QKMF të Skënderajt është përcjellë edhe në Mitrovicë, ku ende po vazhdon mjekimin.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Vitak, Skenderaj, 16.01.2023 – 12:10. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin mbi veturë, dhe ka dalur nga rruga me ç ‘rast lëndime trupore ka pësuar pasagjerja, viktima femër kosovare e cila tretmanin fillestar mjekësor e ka pranuar në QKMF Skenderaj e më pas është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe vazhdon trajtimin mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.