E hënë, 30 Dhjetor, 2024

“Më goditi shuplakë”, 18-vjeçarja në Skënderaj burrin e çon në polici, vetë me beben kthehet te familja e saj

Viktimë e dhunës në familje së fundi është edhe një 18-vjeçare në fshatin Qubrel të Skenderajt. Ajo është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë si pasojë e dhunës nga bashkëshorti, me të cilin është martuar që 4 muaj.

Sinjali mëson se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike sistematike ndaj viktimës dhe të njëjtën e ka goditur edhe me shuplakë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Ndërkohë e reja bashkë me beben tremuajshe, është larguar që të jetojë te familja e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer