E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Kryeministër, edhe Drenica është Kosovë…

Bile Kryeminister kjo trevë meriton që në këto kohë fatkeqësie natyrore t’i këtë afër institucionet më të larta të shtetit të Kosovës, sepse kësaj i duhet një përkrahje urgjente.

Kryeministër nuk kanë faj 55 mijë banorë, që ju me krerët e komunës nuk keni raporte të mira personale. Tek e fundit raportet tuaja personale janë çështje tuajat e institucionet të cilat përfaqësoni edhe ju edhe krerët e komunës janë diçka tjetër ato janë të shtetit të Kosovës e ju jeni aty me vullnetin e popullit dhe nuk bën të pësojë një popull i tërë për shkak të kësaj.

Raporte të tilla të nivelit lokal me atë qendror kemi pasur edhe në të kaluarën kyeministër, mirëpo atëherë drejtues të institucioneve e kanë mundur egon e vetvetes dhe kanë ardhur. Skënderajt dhe popullatës së vuajtur të kësaj ana ia kanë shtrirë dorën e ndihmës. Kurrë kjo punë si ka ligur.

Është tepër abstrakte, që në këtë situatë emergjente, kur krejt Drenicën pothuajse e ka marrë uji. Kryeministri dhe Presidentja e vendit mos të gjejë kohë për ta vizituar Skënderajn për të qenë afër atyre që ua kanë marrë shtëpitë ujët është e pafalshme. Në mos materiale së paku një mbështetje morale do të duhej, po ju deri tash këtë nuk e bëtë asnjërën.

Pra, Kryeministër dhe Presidente,

Edhe Drenica është Kosovë! Ejani në Skënderaj ndihmoni Skënderajt jo për Sami Lushtakun e Fadil Nurën por për popullatën e kësaj ane me të cilën dikur mburreshin tërë kombi ynë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer