Sot në orët e para të mengjesit ka ndërruar jetë Azem Shala i njohur me nofkën “Bali”.
Për këtë kanë reaguar personalitetet më të rëndësishme të Skënderajt përfshirë të gjithë udhëheqësit dhe zyrtarët e komunës, Nura, Lushtaku etj.
Bali ishte njëri ndër luftëtarët më të njohur dhe më të shquar të UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 te varrezat e fshatit Kopiliq.
Shkrimi i plotë mortor nga Fadil Nura:
Mëngjesi i sotëm zbardhi me lajmin pikëllues për vdekjen e një njeriu të devotshëm, të një luftëtari sypatrembur të lirisë së Kosovës, të dashur për të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëpunuam, për të na mbetur të pavdekshme kujtimet nga jeta e tij!
Lamtumirë, Bal!