E hënë, 30 Dhjetor, 2024

EKSKLUZIVE: Kjo është arsyeja pse u sulmuan fizikisht policët në Skënderaj

“Rajoni” sot raportoi për një rast të sulmit policor në fshatin Kopiliq të Skënderajt.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai ka folur për “Rajonin” ku ndër të tjerash ka treguar se arsyeja e këtij sulmi është se policët i kanë gjetur substanca narkotike dy personave në veturë, me ç’rast këta të fundit pastaj kanë reaguar në mënyrë agresive.

Detajet: Në orët e pasdites së sotme, policia në Skenderaj, ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë në kohën kur njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit. Gjatë kontrollit u është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike.
Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë shfaqur sjellje agresive, kërcënuese duke sulmuar edhe fizikisht zyrtarët policorë.
Ndaj të dyshuarve janë duke u zhvilluar hetime në drejtim të veprave penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”; “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer