Njësia e Antidrogës në asistim të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, kanë zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë, ku kanë kryer bastisje në një shtëpi, me ç’rast është sekuestruar drogë, armë, si dhe janë arrestuar vëlla e motër, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Antidroga ka zbarkuar në shtëpinë e familjes Blakaj, ku janë kapur dy të dyshuarit, për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur një sasi e marihuanës, një armë, një grinder, që janë sekuestruar nga zyrtarët policorë, si dëshmi në lidhje me rastin.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rasteve si “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve