Dje është arrestuar një person në Skënderaj, shkruan portali rajoni.org.
Policia ka raportuar se arsyeja e këtij arrestimi është se i dyshuari ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht një femër.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 27.01.2023 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.