E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ekskluzive: Gjendet pa shenja jete i dyshuari që plagosi dy gra , dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Rajoni ka raportuar gjatë ditës lidhur me plagosjen e dy grave, sot në Fushë Kosovë.

Sabit Islami, 69 vjeçar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, për tu larguar me vonë në drejtim të panjohur.

Burime të Indeksonline njoftojnë se Islami është gjetur rreth orës 16:50, pa shenja jete, në Fushë Kosovë.

I ndjeri u gjet me plagë në trup, teksa informacionet fillestare pohojnë se dyshohet që i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Ndërkohë, dy gratë e lënduara Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare, dhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare, kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit./Indeksonline/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer