E premte, 27 Dhjetor, 2024

E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori 51-vjeçar

Incidentet me fatalitet në vendet e punës, në sektorë të ndryshëm nuk janë të rralla. Një ngjarje e tillë dhe mjaft rëndë ka ndodhur sot në fshatin Studençan të Suharekë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Një punëtor i një kompanie, i moshës 51-vjeçare është lënduar sot në vendin e punës, në punishten e një kompanie dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur. Sinjali mëson se dyshimet e para janë se shkaktar dyshohet të ketë qenë energjia elektrike, por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.

I ndjeri është dërguar në Emergjencën e Suharekës pa shenja jete, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer