Një konflikt për motive banale ka ndodhur së fundi në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit, ku janë përfshirë dy persona.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku mes 64-vjeçarit dhe një të riut kishte nisur një konflikt verbal për një palë syze të diellit.
Pasi gjithçka ka mbaruar pa konfrontim fizik, i dyshuari me të arritur në shtëpinë etij ka marrë armën dhe me të njëjtën ka shtënë në drejtim të tokës.
Përballë kësaj situate dhe i frikësuar me veprimet e të dyshuarit, 25-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.
64-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policor lidhur me rastin, teksa me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.